Ministrja Manastirliu viziton Dibrën: Do të dyfishohen investimet në shëndetësi për vitin e ardhshëm

Ministrja Manastirliu viziton Dibrën: Do të dyfishohen investimet në shëndetësi për vitin e ardhshëm
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në qarkun e Dibrës u ndal tek Qendra Shëndetësore Kstriot e cila sapo është rikonstruktuar përmes projektit “Shëndet për të gjithë”, të Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, (SDC).

“Jemi këtu në Qendrën  Kastriot të Dibrës, e cila në fakt është një qendër model e kujdesit parësor, një model që duam ta shtrijmë në të gjithë vendin. Por kjo nuk është e vetmja qendër e rikonstruktuar në qarkun e Dibrës falë bashkëpunimit me projektin “Shëndet për të gjithë”, por është investuar në 4 qendra, Maqellarë, Kastriot, Shupenzë, Komsi”, tha ministrja Manastirliu.

Gjithashtu Manastirliu u shpreh se për qarkun e Dibrës do të dyfishohen investimet në shëndetësi për vitin e ardhshëm duke fuqizuar Kujdesin Parësor. Gjithashtu ministrja deklaroi se do të rikostruktohen 80 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: