Ndërron jetë në spital një i dënuar për vrasje

Ndërron jetë në spital një i dënuar për vrasje
Një shkodran i dënuar për vrasje ka ndërruar jete në spital.

Ngjarja ka ndodhur dje në reanimacionin e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.

Policia sqaron se ka humbur jetën i dënuari me inicialet B.F, 74 vjeç, banues në Shkodër, i cili vuante dënimin, për veprën penale “Vrasja”.

“Më datë 12.11.2017, në QSUT, në reaminacion, ka vdekur i dënuari B.F vjeç 74, banues në Shkodër, i cili vuante dënimin, për veprën penale të vrasjes.

Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”, deklaron zyrtarisht policia./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: