Neymar "shpërthen" në lot, trajneri Tite i del në krah

Neymar "shpërthen" në lot, trajneri Tite i del në krah
Gjatë një konference për shtyp pas fitores 1-3 të Brazilit kundër Japonisë, Neymar ka shpërthyer në lot pas aludimeve lidhur me lojtarin e PSG se nuk ndihet mirë në Francë.

Trajneri Tite dhe Neymar dolën përball gazetarëve të cilët ju drejtuan sulmuesit të PSG-së lidhur me fjalët se ai nuk ndihet i kënaqur tek skuadra e re.

“Jam shumë mirë dhe shumë i motivuar për të fituar me PSG-në. Dua të jap gjithçka në fushë për skuadrën. I vetmi problem janë shpifjet e gazetarëve. Asgjë nga ato që shkruajnë nuk është e vërtetë. Thonë se kam mosmarrëveshje me Cavani-n apo me trajnerin. Është e kundërta. Unë shkova atje t’i ndihmoj”, deklaroi Neymar.

Menjëherë pas këtyre fjalëve, trajneri i “seleçaos”, Tite, i ka dalë në mbrojtje futbollistit 25-vjeçar. Neymar është prekur shumë nga fjalët e trajnerit të kombëtares para gazetarëve dhe në fund të intervistët ka filluar duke qarë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: