Nis "arratisja" e Skënderbeut (+7), Bushiç i heq Kukësit 3 pikët në Vlorë

Nis "arratisja" e Skënderbeut (+7), Bushiç i heq Kukësit 3 pikët në Vlorë
Nuk ka pasur ndonjë histori të madhe ndeshja mes Skënderbeut e Vllaznisë, përveç dy golave që shënuan të besuarit e Ilir Dajës në pjesën e dytë. Afim Taku, i ndodhur brenda zonës në 58’, pas një aksioni të Skënderbeut  godet saktë drejt portës dhe mposhti portierin Selimaj.

Në 85’ Soue  shënon golin e dytë për Skënderbeun, duke vulosur fitoren në favor të korçarëve.

Skënderbeu e mbyll fazën e parë të këtij sezoni me 25 pikë, plot 8 më shumë se Kukësi. Kjo humbje e lë Vllazninë në vend të parafundit, një pikë para Lushnjës. Sipas programit, Skënderbeut duhet të luante në Shkodër, por u vendos për shkak të fushës së papërshtatshme që të ndërrohej kalendari e prandaj Vllaznia të ishte mysafire në Korçë, për ta pritur në fazën e dytë Skënderbeun në fushën e saj. Mirëpo faktori fushë duket se ndihmoi Skënderbeun "të arratiset" nga ndjekësi më i afërt, Kukësi.

 

Java e 9-të

sot në Korçë/ Vllaznia-Skënderbeu

Shënues: Taku 58’, Soue 85’

Vllaznia: Selimaj, Gocaj (Gurishta 62’), Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi, Tafili, Hasani, Vucaj (Çinari 69’), Lika, Atsina (Ribaj 73’). Trajner: Ernest Gjoka

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas (Aliti 60′), Jashanica (Nimaga 46’), Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka (Gavazaj 83’), Taku, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Mario Apap (Maltë)

 

Elis Bakaj, në 37’, realizoi me një goditje dënimi golin e parë të ndeshjes në favor të Kukësit. Por vlonjatët e drejtuar nga Shpëtim Duro, treguan edhe një herë se kanë ndërtuar një skuadër dinjitoze, që mund të konkurrojë dhe fitojë ndaj skuadrave që janë rreshtuar si favorite për titull.

Pas dy rasteve të shpërdoruara për të barazuar rezultatin, Bushiç gjen rrugën e rrjetës në 76’, teksa u gjend në zonë dhe shfrytëzoi një kros për ta dërguar topin me kokë pas rrjetës së Koliçit.

 

sot nëVlorë, Flamurtari-Kukësi            1-1

Shënues: Bushiç 76’/ Bakaj 37’

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini (Zhufo 46’), Musta, Useini, Pollozhani, Hoxhaj (Kamara 64’), Alvesh (Hyseni 85’), Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Kukësi: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Et’hemi (Zeqiri 76’), Imami (Musolli 54’), Kërkotiç, Kale (Alijev 84’), Bakaj, Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç

Gjyqtar: Eldorian Hamiti (Lezhë)

 

Kategoria Superiore – Java e 9-të

Të shtunën

Luftëtari               2-0          Lushnja

Kamza                  1-0          Partizani

Teuta                    1-1          Laçi

Sot

Vllaznia               0-2          Skënderbeu

Flamurtari           1-1     Kukësi

Klasifikimi

Skënderbeu         25

Kukësi                   18

Flamurtari           16

Kamza                   15

Laçi                        11

Partizani               11

Teuta                     8

Luftëtari               8

Vllaznia                 6

Lushnja                 5

Shpërndajeni me miqtë tuaj: