Një çerek shekulli burg për grabitësin e milionave në Qafë Kashar

Një çerek shekulli burg për grabitësin e milionave në Qafë Kashar
Gjykata e ka dënuar me 25 vite burg Klement Çalën, i arrestuar më 26 qershor të vitit 2015, si drejtues i bandës së grabitësve që vodhën paratë e bankës në rrugën e Rinasit, në Qafë Kashar

Dënimi për të ishte maksimal, i përjetshëm por ai ka përfituar nga kërkesa për gjykimin e shkurtuar.

Çala ishte gjithashtu pjesë e grupit të Ilir Kupës, i arratisur në vitin 2013 nga burgu Trikalla në Greqi.

Autoritetet greke e shpallën atë në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për vepra penale, Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale, mbajtje armësh dhe e materialeve shpërthyese dhe armëve, vjedhje, etj./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: