Një party “vintage” për dashurinë

Një party “vintage” për dashurinë
Futbollisti i mirënjohur, Lorik Cana, ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për të festuar ditëlindjen e dashurisë së tij të madhe, bashkëshortes së tij.

Së bashku me miqtë më të mirë, ata janë mbledhur në një ambient të zbukuruar si një skenë filmi dhe të gjithë janë veshur me veshje në stil të vjetër, retro’.

Le ta themi sipas modës, një party “vintage”.

Vetë Loriku dhe zonja e tij, shkëlqejnë me këtë veshje të kohës së luftës së parë botërore, ai me kasketë e ajo me fustanin e saj të mëndafshtë dhe modelin e flokëve karakteristik.

Por pavarësisht stilit, duken shumë elegantë e të dashuruar. Meritojnë komplimente për idenë!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: