Një sufllaqe nga kryebashkiaku

Një sufllaqe nga kryebashkiaku
Kjo foto është sigurisht me humor, me një autoironi të theksuar.

Fundja kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk i është fshehur asnjëherë autoironisë, që në kohët e “lali Erit” ose kur “fiqtë” e tij u bënë hit.

Këtë herë, ai ka postuar një foto të tijën, rregullisht me përparëse, duke përgatitur një sufllaqe.

Që ishte djalë punëtor, këtë nuk lë rast pa e përmendur, por që e paska të sigurt dhe të ardhmen, në çdo rast, kjo na ngushëlloi.

Gjithsesi, na mori uria, Erionin gjithashtu.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: