Operacioni i Shkodrës ku u kapën 1.5 ton kanabis, arrestohen edhe 2 të përfshirë në trafik

Operacioni i Shkodrës ku u kapën 1.5 ton kanabis, arrestohen edhe 2 të përfshirë në trafik
Në vijim të operacionit anti-drogë të zhvilluar sot në Shkodër është bërë i mundur arrestimi i dy personave të tjetë të përfshirë në trafikimin e 1.5 ton kanabis të sekuestruar.

Në kuadër të operacionit “Viluni beach”u vunë në pranga në Orikum të Vlorës, J. B., 20 vjeç i cili ishte shoferi i furgonit të drogës si dhe 32-vjeçarin F. M., i cili kishte në përdorim mjetin “Ford Fiesta”.

Ndërkohë 20-vjeçari i arrestuar në Vlorë ishte shoferi i furgonit që po transportonte lëndën narkotike, ndërsa gjatë orëve të paradites policia arrestoi dhe 5 persona të tjerë të përfshirë në këtë rast trafiku.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: