Orest Sota, Krimet e Rënda kërkojnë ta lënë në burg

Orest Sota, Krimet e Rënda kërkojnë ta lënë në burg
Pak pasi mori në dorë hetimin e biznesmenit Orest Sota, Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar për të masën e sigurimit personal “arrest me burg”.

Kërkesa e organit të akuzës ndaj Sotës që u kap me 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të shqyrtohet nesër nga Gjykata për Krimet e Rënda.

Çështja në ngarkim të biznesmenit të arrestuar pak kohë më parë në Elbasan i kaloi Prokurorisë për Krimet e Rënda, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan shpalli mos kompetencën për këtë hetim.

Hetimi i Sotës i kaloi Task-Forcës për Krimet e Rënda, e cila ka objekt të sajin rastet e dyshuara të pastrimit të parave ku është klasifikuar edhe Orest Sota që do të duhet të japë sqarime për burimin e 863 mijë eurove./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: