Panucci flet pas fitores në Turqi: Bëmë një super ndeshje, treguam shumë cilësi

Panucci flet pas fitores në Turqi: Bëmë një super ndeshje, treguam shumë cilësi
Pas ndeshjes dhe triumfit me Turqinë, trajneri i kombëtares së Shqipërisë Panucci, u shpreh mjaft i kënaqur me paraqitjen e kuq e zinjve.

Ishte një ndeshje e vërtetë sot. Kemi luajtur deri në daljen e Memushajt një ndeshje shumë të madhe. Pavarësisht kësaj ne ia dolëm dhe kjo ishte fryt i një pune shumë të madhe përgjatë javës. Në kombëtare nuk ekziston mendësia e një ndeshje miqësore, të gjitha janë sikur të jenë për fushatën eliminatore” u shpreh trajneri i kombëtares.

Lidhur me golat e pësuar, Panucci pranoi se duhet punuar shumë në këtë pikë, ndërkohë që edhe Turqia ka lojtarë cilësor.

Teksa komentoi episodin e daljes me të kuqe të Memushaj, italiani tha se nuk i pëlqejnë situata të tilla dhe se nuk do të lejojë askënd që të dalë nga fusha me të kuqe për shkak se fyen arbitrit.

Ndërkohë, Panucci foli edhe për të ardhmen dhe sfidat që presin kombëtaren tonë në të ardhmen.

“Nuk bëhet fjalë vetëm tek fitorja, por sot bëmë një super ndeshje, treguam shumë cilësi. Më pëlqen shumë fryma që ka kjo skuadër. Nuk më pëlqen fitorja por mënyra sesi arritëm te fitorja. Më pëlqen sesi djemtë janë adoptuar me atë që dua të bëj unë” tha Panucci.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: