Partizani në krizë, polemika në Vlorë

Partizani në krizë, polemika në Vlorë
Partizani kapitullon në Laç, Kukësi ndalet nga Kamza, ndërsa Skënderbeu pati shansin e artë të shkëputej në Vlorë, por megjithatë barazimi e mban të sigurt në krye. Flamurtari nuk përfiton por ruan vendin e tretë.

Një ditë pas humbjes së Luftëtarit 3-2 me Teutën dhe kërcënimit të presidentit Grigor Tavo për tërheqje nga gara, ekipi gjirokastrit përgatit një relacion për t’ia dërguar FSHF-së me pamje filmike ku i kërkon penalizmin e gjyqtarit Blerim Ziri, e të tjerëve që e kanë dëmtuar gjatë këtyre javëve.

Ndërkohë dje u zhvilluan tre ndeshjet e tjera të javës së 10-të në Kategorinë Superiore dhe më 22 nëntor luhet takimi i fundit, Vllaznia-Lushnja.

 

Kamza – Kukësi  2-2

Shënues: Plaku 41′, 55′ /Kale 27′, Rrumbullaku 76′

Kamza: Halilaj, Frashëri, Kuqi, Fushtar, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeri (Zefi 89′), Rezi (Neziri 54′), Plaku, Raçiç. Trajner: R.Ndreu.

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Kërkotiç (Imami 75′), Kale, Zeqiri (Musolli 64′), Ethemi (Alijev 64′), Bakaj, Guri. Trajner: M.Milinkoviç.

Gjyqtarë: Kridens eta

Kartonë të verdhë: Fushtar, Frashëri / Bakaj, Hallaçi, Hoxha

Laçi-Partizani 1-0

Shënues: Rexhinaldo 50’

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Nika (Xhixha 92′), Bardhi (Lushkja 54′), Jonuzi, Uzuni, Eskerda (Kallaku 93′), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kalari, La Kamera (Bardhi 56′), Vila, Batha, Asani (Fili 73′), Trashi, Progni. Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtarë: Klajdi Kola

Kartonë të verdhë: Rexhinaldo, Shala,  Jonuzi, Nika/  Batha, Kalari, Atanda, Bardhi,

 

Flamurtari-Skënderbeu 1-1

Shënues: Bicaj 39’/ Muzaka 88’

Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Bicaj, Siljanovski, Jakovljeviç, Useini, Sidibe (Hyseni), Hoxhaj, Alvesh, Zhufo, Bushiç. Trajner: Sh. Duro

Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Vangjeli, Mici, Osmani, Taku, Shkodra (Muzaka 56′), Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: I. Daja

Kartonë të verdhë: Useini, Bici/ Aliti

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

 

Kategoria Superiore

Java e 10-të/Të Mërkurën

Luftëtari-Teuta                   2-3

Sot

Kamza-Kukësi                    2-2

Laçi-Partizani                     1-0

Flamurtari-Skënderbeu   1-1

22 nëntor           

Vllaznia-Lushnja             14:00

 

Klasifikimi

Skënderbeu     26

Kukësi              19

Flamurtari      17

Kamza              16

Laçi                   14

Partizani          11

Teuta               11

Luftëtari           8

Vllaznia             6

Lushnja             5

 

Sulejman Starova, trajner i Partizanit:

“Bëmë një pjesë të parë të pëlqyeshme, por në fraksionin e dytë morëm një gol pas një gabim foshnjarak në nivel kolektiv. Më pas shfaqëm shumë tension dhe këtë gjë e vuri në dukje kapiteni Batha. Kemi ndeshjen e radhës me Kukësin. Partizani nuk është mësuar prej vitesh të jetë në një gjendje të tillë. Është e vështirë të kalosh këtë shok psikologjik që ka përfshirë ekipin”.

 

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro:

“Dua të komplimentoj skuadrën për atë që dha në fushën e lojës, pasi përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë. Sot e meritonim patjetër fitoren, por edhe gjyqtari na penalizoi, sepse na mohoi golin e dytë, që mund të mbyllte sfidën. Nuk po diskutoj më për penalltinë. Kemi bërë maksimumin si me Skënderbeun, ashtu edhe me Kukësin, por na kanë penalizuar vendimet e gjyqtarëve.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: