Pas 32 vjetësh ju rikthejmë Olën, vajzën tek “Taulanti kërkonte një motër” (Foto)

Pas 32 vjetësh ju rikthejmë Olën, vajzën tek “Taulanti kërkonte një motër” (Foto)
Kanë kaluar plot 32 vite që kur “Taulanti kërkonte një motër”. Regjizorja e filmave kryesisht për fëmijë Xhanfize Keko përzgjodhi dy fëmijë si protagonistë kryesorë të këtij filmi, aq të dashur në ato vite. Donald Kokona, në rolin e Taulantit, dhe Sabiela Agushi luajti në rolin e Olës.

Vajza që luajti rolin e Olës quhet Sabiela Agushi. Ajo sot ndodhet në Gjermani, ku është e martuar me një shtetas gjerman. Por edhe pse ka krijuar familjen e saj në Gjermani, Sabiela si shumica e shqiptarëve të larguar, kthen kokën pas e sheh nga vendlindja. Ajo ndan shpesh në rrjetet sociale çdo ngjarje pozitive nga vendi i saj, madje edhe momente gëzimi nga fitoreve të Kombëtares së futbollit.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: