Pastrimi i parave të krimit, Rama i përgjigjet Bashës: Tatimet nuk do të njohin bilanc tjetër veç bankës

Pastrimi i parave të krimit, Rama i përgjigjet Bashës: Tatimet nuk do të njohin bilanc tjetër veç bankës
I pranishëm mëngjesin e sotëm në një takim me përfaqësues të sistemit bankar, kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili dje tha se buxheti 2018 është një mekanizëm për pastrimin e parave të krimit.

“Dje kam dëgjuar që imagjinata që nuk më mungonte s’ma kishe thënë kurrë që mund ta dëgjoja, që projekt buxheti të administrohet nga strukturat ligjzbatuese FBI -DEA si nje projekt që dëshmon se buxheti përmes sistemit bankar,” – theksoi kreu i qeverisë, i cili shtoi: “nëse ka një sistem ku ekonomia informale apo ajo e zeza s’ka shans të penetrojë ky është sistemi bankar dhe nëse ka në Shqipëri një sistem për tu marrë shembull për nga qëndrueshmëria e shëndetshme në raport me ligjin dhe transparencën sa i përket burimeve të fitimit ky është sistemi bankar.”

Rama i ka quajtur sinjale dëmtuese për konsumatorin dhe opinionin në tërësi.

Dëgjova që projektbuxheti 2018 duhet të hetohet nga strukturat ligjzbatuese si FBI, projekt i cili dëshmon që buxheti dhe përmes sistemit bankar, programi ynë për rindërtim është tanimë në duart e krimit. Tani ju të gjithë këtu jeni në duart e krimit. Është të qeshësh dhe të qash, sepse këto janë sinjalët më dëmtore për konsumatorin dhe opinionin në tërësi. Nga kjo konferencë dua tu them të gjithë atyre që janë të detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të imagjinatës që të qeshin dhe jo të qajnë, të qeshin dhe të shkojnë përpara sepse realiteti ekonomik që pasqyrohet më së miri në çehren e sistemit bankar është optimist “, tha kryeministri.

Kryeministri paralajmëroi të gjitha kompanitë dhe bizneset se tatimet nuk do të njohin asnjë bilanc tjetër përveç asaj që kompanitë i dorëzojnë bankave.

Të gjitha kompanitë, objektivi jonë janë kompanitë e mëdha, duhet ta kenë të qartë se tatimet e Republikës së Shqipërisë nuk do të njohin asnjë bilanc tjetër përveç bilancit që këto kompani u dorëzojnë bankave për të treguar sa kanë, dhe mbi atë bazë do paguajnë detyrimet e tyre për arkën e buxhetit të shtetit”, tha më tej kryeministri gjatë takimit me përfaqësuesit e bankave.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: