PD, Boçi ironizon Ramën për librat falas: Ndryshe flet, ndryshe shkruan, ndryshe vulos

PD, Boçi ironizon Ramën për librat falas: Ndryshe flet, ndryshe shkruan, ndryshe vulos
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë, Edi Ramës i cili u shpreh nga Dibra se do të jepen libra falas për nxënësit deri në klasën e katërt.

Fillimisht, Boçi ironizon kryeministrin se ai nuk e di që cikli fillor përfshin edhe klasën e 5-të, teksa në vijon të përmendi kushin “francez”, sipas tij, që nxënësit të dorëzojnë librat në përfundim të vitit që këto ti kalojnë falas brezi tjetër.

Më pas deputeti i PD-së kujton vitet ’90 ku ky fenomen përdorej për shkak të varfërisë.

“Ky K/M ndryshe flet, ndryshe shkruan, ndryshe vulos!

Pasi fëmijët i blenë librat për këtë vit me lekë në dorë më shumë se vjet, në buxhet, M-ja e Arsimit e shkruan se projekti për librat falas është pilot, në Dibër K/M, thotë se do aplikohet për nxënësit nga klasa 1 deri 4 (akoma nuk e ka mësuar se cikli fillor është edhe me klasën e 5 !!!!), pra vitin tjetër?!

Madje dhe me një kusht “francez”.

Do dorëzojnë librat e vitit pararendës që këto t’i kalojnë falas brezit që vjen.

Po pse shkoi kaq larg, deri në Francë ky?!.

Apo ka kujtime....?

Kemi përvojën tonë ne....sepse drejt kësaj po shkojmë me thënë të drejtën:

Para vitit ‘90 fillimi i vitit me libra të përdorur ishte fenomen endemik për shkak të varfërisë, mgjs të gjithë fëmijët “digjeshin” nga dëshira për atë magjinë që të transmeton libri i ri”, shkruan Boçi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: