PD, Patozi ironizon Ramën: Në çarkun e gjuetarit pa çifte

PD, Patozi ironizon Ramën: Në çarkun e gjuetarit pa çifte
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka folur rreth debatit lidhur me marrëdhënien e Ramës me gazetarët.

Sipas Patozit gazetarët, Rama po i çon drejt një kurthi pasi sipas ish-deputeti Ramës i është lagur baruti dhe kërkon beteja të vogla për tu shmangur.

“NË ÇARKUN E GJUETARIT PA ÇIFTE

Ky debati i gjatë i raportit të Edi Ramës me shtypin ta shpif përtej faktit që gazetarët po i çon gati symbyllazi në çarkun, që u ka ngritur me kujdes gjuetari. Por atyre nuk mund t'u vesh shumë faj që reagojnë, qoftë edhe në mënyrë agresive apo të shpërpjestuar, se presupozohet të jenë të përfshirë emocionalisht prej ngacmimeve.

Ajo që bën përshtypje dhe e ke vështirë ta shpjegosh është fakti se, si ka mundësi që të tjerët nuk po e kuptojnë se gjuetarit i është lagur baruti i çiftes, ndaj edhe i duhen beteja më të vogla, se sa ato me armë zjarri. Të cilat nuk e ka fare problem edhe po t'i humbasë, ndonëse edhe kjo nuk është ngjarje e sigurt.

Sepse është e njohur botërisht që gjuetarët nuk mund të jenë asnjëherë gjah i lehtë. Dhe është po kaq e vërtetë se edhe ata që kanë lindur për të qenë pre', nuk mund t'i kenë kurrë instiktet e gjuetarit” shkruan Patozi.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: