Pensionimi i Pirlos, Totti e Buffon shkruajnë mesazhet e lamtumirës për ish-bashkëlojtarin

Pensionimi i Pirlos, Totti e Buffon shkruajnë mesazhet e lamtumirës për ish-bashkëlojtarin
Andrea Pirlo sot ka njoftuar zyrtarisht se ka dhënë dorëheqjen nga futbolli aktiv.

Pirlo u pensionua në moshën 38 vjeçare në Neë York City, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për Inter, Milan dhe Juventus.

Pas pensionimit, së një nga legjendat italiane kanë reaguar, Francesco Totti dhe Gianluigi Buffon duke i dhënë lamtumirën ish-bashkëlojtarit me një mesazh.

“Kushdo që ka luajtur me Pirlon e ka kuptuar kuptimin e fjalës ‘unik’. Kampion që ka alternuar klasin, elegancën dhe përulësinë”, ka shkruar Buffon.

“Ka qenë nder të luaj me ju dhe kundër jush, një kampion me shumë klas”, ka shkruar Totti nga ana e tij. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: