Përmirësohet gjendja e nxënësve të asfiksuar në shkollën e Bulqizës, 50 prej tyre kthehen në shtëpi

Përmirësohet gjendja e nxënësve të asfiksuar në shkollën e Bulqizës, 50 prej tyre kthehen në shtëpi
Situata e nxënësve që u asfiksuan ditën e djeshme nga tymi i kaldajës në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, duket se është normalizuar disi.

Fatmirësisht asnjë prej nxënësve nuk rrezikoi jetën dhe sot shumica e tyre janë rikthyer në banesat e tyre.

Aktualisht, në spitalin e Peshkopisë po marrin ndihmë 8 nxënës, ndërsa raportohet se 5 prej tyre do të rikthehen në banesë ndërsa 3 të tjerë do të vijojnë trajtimin pasi kanë pasur probleme më të theksuara.

Ndërsa, në spitalin e Bulqizës është vetëm 1 nxënës i cili po përmirësohet.

Po ashtu, pritet të dalin nga spitali i Tiranës nxënësi dhe mësuesi që u transportuan dje me urgjencë pasi ishin në një situatë disi më të rëndë se të tjerët.

Ndërkohë, grupi i hetimit vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në fund pritet të arrihen konkluzione për përgjegjësit e kësaj ngjarjeje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi.

Pas kësaj ngjarje ministrja e Arsimit Lindita Nikolla urdhëroi inspektim në sistemet e ngrohjes në të gjitha shkollat e vendit. Ajo kërkoi që sistemet e ngrohjes të vihen në punë pasi të jenë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme për sigurinë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: