Përplasja e madhe Napoli-Juve...Inter mprihet për kampion dimri

Përplasja e madhe Napoli-Juve...Inter mprihet për kampion dimri
Javë vendimtare në Seria A, për “kurorën e dimrit”. Napoli kryesues i kampionatit pas 14 javëve të para do të presë Juventus mbrëmjen e së premtes, në atë që konsiderohet ndeshja kryesore e pjesës së parë të këtij sezoni. Me 4 pikë më tepër se Juventus, Napolit i mjafton edhe barazimi për të mbajtur distancën me rivalin kryesor për titull, ndërkohë nga kjo përplasje mund të përfitojë Inter që do të përballet me Kievon. Ndeshja ka vënë në fokus ish-sulmuesin e Napolit, Higuain, i cili  shprehu bindje se në “San Paolo”, skuadra  e tij nuk do të gabojë për objektivin e titullit kampion. Pse jo edhe Roma 7 pikë pas kryesuesve, por pret SPAL, e ka një ndeshje më pak se kryesuesit. Genaro Gatusso ka nisur eksperiencën e re si trajner i Milan deh debuton ndaj Benevento, të djelën, përballë skuadrës së Memushajt e Djimsiti, që nuk ka marrë ende asnjë pikë në 14 javët e para të këtij sezoni.

Formacionet e mundshme:

Napoli (4-3-3): Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne. Trajner: Sarri

Juventus (3-4-2-1): Buffon; Barzagli, Chiellini, Benatia; De Sciglio, Pjanic, Khedira, Alex Sandro; Douglas Costa, Dybala, Mandzukic (Higuain). Trajner: Allegri

 

Seria A – Java e 15-të

1 dhjetor

18:30 Roma - SPAL

20:45 Napoli- Juventus

2 dhjetor

20:45 Torino - Atalanta

3 dhjetor

12:30 Benevento - Milan

15:00 Bologna - Cagliari

15:00 Fiorentina - Sassuolo

15:00 Inter – Chievo

20:45 Sampdoria -  Lazio

4 dhjetor

19:00 Crotone -  Udinese

21:00 Verona -  Genoa

Shpërndajeni me miqtë tuaj: