Premier League/Morata "trondit" United, Manchester City (+8) distancohet nga rivalët

Premier League/Morata "trondit" United, Manchester City (+8) distancohet nga rivalët
Manchester City shkëputet plot 8 pikë nga Manchester United i vendit të dytë, pas 11 javëve të para në Premier League. Hap i madh i skuadrës së Pep Guardiolës drejt titullit kampion. Manchester United u ndal nga Chelsea në Londër, 1-0, falë golit të Moratës në 55’.

Me këtë gol Blutë e Londrës morën tre pikë dhe u ngjitën në vend të katërt, një pikë pas United e Totenhem.

Manchester City fitoi më herët sot ndaj Arsenal, 3-1.

De Bruyne realizoi që në minutën e 19-të, duke i dhënë një drejtim të pakthyeshëm sfidës, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Aguero i çoi shifrat në 2-0 me golin e tij të 179-të me fanellën e City-t.

Lacazzete rihapi përkohësisht takimin në minutën e 69-të, pasi 5 minuta më vonë Gabriel Jesus realizoi të tretin për ekipin e tij dhe të fundit të sfidës.

Manchester City shkon në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Arsenali mban vendin e 6-të me 12 pikë më pak se “Cityzens” po aq pikë sa ka edhe Liverpul e Bërnley.

Totenhemi fitoi 1-0 ndaj Crystale Palace dhe Everton 3-2 ndaj Watford, në dy ndeshjet  e tjera të javës së 11-të në Premier League.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: