Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë: Mos ma prek Valbonën

Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë: Mos ma prek Valbonën
Shoqërisë Civile dhe ambientalistë, janë mbledhur së bashku për të protestuar kundër ndërtimeve të lajmëruara për ndërtimet e HEC-ece në Valbonë.

Me pankarta “Mos ma prek Valbonën”, protestuesin janë mbledhur para Kryeministrisë duke i bërë thirrje kryeministri Edi Rama që të ndërhyjë dhe të ndalojë këtë masakër që po I bëhet zonës së Valbonës në Tropojë.

“Mos ma prek Valbonën”,  “Stop HEC-et”, “Zëri i Tropojës, STOP HEC-et”, ishin vetëm disa nga parullat e tyre kundër ndërtimit të HEC-ve në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur më këtë çështje, duke thënë se qeveria e tij nuk ka dhënë asnjë leje, madje sipas tij, ai ka bllokuar disa leje për ndërtimin e HEC-eve në këtë zonë, leje këto të dhënë nga qeveria e shkuar e PD-së.

Po ashtu, banorët e Valbonës kërkojnë ndalimin e ndërtimeve të këtyre HEC-eve edhe në gjykatë, por kjo i fundit u dha të drejtë ndërtuesve.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: