PS kërkoi shkarkimin e kreut të KQZ, Zguri kërkon fonde shtesë për institucionin

PS kërkoi shkarkimin e kreut të KQZ, Zguri kërkon fonde shtesë për institucionin
Kryetari i KQZ, Klement Zguri pas kërkesës së PS për ta shkarkuar tha se “kam kërkuar të ruhet statusi tim si funksionarit publik”.

Më tej ai argumentoi se PS nuk ka bërë deri më tani asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor.

“Kush është institucioni që vlerëson vendimin e KQZ?! Deri tani asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka ankimuar vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Unë me deklarata politike nuk merrem. Nëse nuk ka ankimim, vendimi është i ligjshëm” u shpreh Zguri, i cili vijoi më tej se ka procesverbale që verifikon pretendimet në fjalë dhe KQZ është e hapur mbi këtë çështje.

Sakaq, në Komisionin e Ligjeve, kryetari i KQZ, Klemend Zguri ka shprehur shqetësimin për disa çështje që kanë të bëjnë me logjistikën, duke kërkuar fonde shtesë. Ai tha se KQZ në të gjithë Republikën ka 2 furgona të vitit 1994 dhe 3 makina të vogla.

Zguri tha se në total pr/buxheti parashikon 128 milionë lekë. Përveç tavaneve të miratuara nga Këshilli i Ministrave janë kërkuar fonde shtesë.

 “Ka të bëjë me një kat ose dy kate shtesë rreth 500 metra katror në institucionin e KQZ. Edhe pse jemi në një godinë të re është e pamundur për të mënazhuar fluksin e personave sidomos në periudha zgjedhore.

Një moment tjetër ka të bëjë me makina. Unë e di që nuk ka ndonjë vëmendje të madhe, por duhet të them jemi në zero mundësi. Furgon të vitit 1994, mjete në rrugë. Është gjithë Republika, janë dy furgona dhe 3 makina të vogla që janë të gjitha të zeruarua. Institucionet përkatëse nuk na pajisin dot me leje dhe me taksat. Nuk i paguajmë dot për të qenë normal,”

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: