PS, Ndreu "shpërthen" ndaj Berishës: Ke kusure për të lare, bashkë me ata buburrecët e tu

PS, Ndreu "shpërthen" ndaj Berishës: Ke kusure për të lare, bashkë me ata buburrecët e tu
Pas akuzave nga Partia Demokratike për deputetin socialist Pjerin Ndreu, ky i fundit ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Ndreu në reagimin e tij, shprehet se i gjithë ky sulm është i organizuar nga ish-kreu i PD, Sali Berisha, dhe në reagimin e tij i përmend Berishës Gërdecin dhe 21 janarin.

“Nje agresion i pashembullt i dirigjuar nga Berisha dhe derivatet e tij, kopje te neveritshme, është ndërmarrë këto ditë ndaj meje dhe vëllezërve të mi!

Këta pjella të shëmtuara të politikës shqiptare që nuk ju skuq faqja kur vranë 26 vetë në Gërdec, kur shiten detin, kur vodhën rrugën e kombit apo kur vranë 4 të pafajshëm në bulevard e sa e sa zullume të pafund nuk na intimidojnë dot!

Më vjen keq që nuk i ndihmojmë në qëllimin ogurzi për të na bërë me bojën e zezë ku janë zhyt deri në fyt!

Sali, shiko veten dhe pjellat e tua se ke kusure për të lare në këtë vend bashkë me ata buburrecët që bëjnë si të fortë që ke rrotull teje!

Unë, familja ime, vëllezerit e mi dhe kushërinjte deri në 5 breza, nga nëna e babai e bëjmë gjumin rehat se nuk i kemi borxh asnjë njeriu në këtë bote dhe as ligjit!

Jam stërvit me batakçinj si ju gjithë jetën e nuk ju konsideroj, por kam neveri për ju e për gjithçka të ndyrë që përfaqësoni e i keni sjellë këtij vendi!

Dashtë zoti e të vijë dita që ligji të ndërshkojë këdo që është infektuar me mortajën e krimit e korrupsionit e do shohim kujt do i dalë emri në tabelën e turpit!”, shkruan Ndreu. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: