Psikologjia e gazetarisë televizive

Psikologjia e gazetarisë televizive
Nga Stefano Paolillo

Kemi pak ide për të vlerësuar zgjedhjet që na presin, por jemi të ndërgjegjshëm që ato mund të ndikojnë nga afër jetën tonë. Pra, vëmë re se është e nevojshme të vendosim si duhet. Për të përballuar këtë nevojë, pa frikën se mos jemi të pakujdesshëm, kemi nevojë për informacionin bazë për të vendosur. Nëse duhet të blej një makinë, duhet të parashikoj kilometrat që kam ndërmend të bëj, cili tip motori do të jetë më i përshtatshëm dhe, në bazë të familjes që kam, sa e madhe më duhet makina, por edhe në bazë të mundësive ekonomike. Sa më pak ia lëmë rastësisë, aq më shumë kemi nevojë për informacion. E mbi të gjitha, kemi nevojë për informacion të pamanipuluar, që të tjerët do të kenë tendencën të na japin.

Duke pasur parasysh se sa të gjera janë mjediset ku ka informacion, jemi të vetëdijshëm se nuk jemi në gjendje të jemi materialisht kudo e të takojmë çdo njeri që mund të ketë informacion të dobishëm. Gazetari është personi që ka këtë detyrë. Kësaj detyre i bashkëngjiten instrumente dhe burime me qëllimin që të kalojnë në publik informacionin, por me paktin thelbësor që të jetë korrekt dhe absolutisht i paanshëm. Mbi gazetarin kryqëzohen presionet e të gjithë atyre që nuk kanë interes të njihet e vërteta. Nëse dikur ky terren informativ me presion, ishte më i ngushtë, TV, Radio, gazetë, sot është shumë më i gjerë me median dixhitale.

Ryszard Kapuściński, reporteri i madh polak, ka thënë se “gazetari i nënshtrohet shumë presioneve që të shkruajë atë që kërkon pronari. Shtypi ndërkombëtar është i manipuluar. [Kapuściński, 2000].

Gazetaria ka qenë për dhjetëra vite fenomeni ku ka mbretëruar fjala. Shtypi dhe radio kanë si shtyllë kryesore informacionin gojor. Që nga gjysma e shekullit të shkuar, kinemaja e më pas TV, e kanë spostuar aksin të ana vizuale e lajmit. Efekti në shoqëri ishte fantastik. Nëse gazetaria e filmuar lind si element spektakolar, për t’u bashkangjitur me informacionin verbal, shumë shpejt u vu re forca për të vendosur fatet e shoqërive.

Këto janë, siç thotë Moscovici, “një sistem lidhës i përbërë nga vlera, nocione dhe praktika” [Moscovici, 1989]. Pra, gazetaria mori modalitet bipolar dhe dyfishoi mundësitë, por në të njëjtën kohë edhe limitet.

Gjuha audiovizive, pamje, fjalë, muzikë, është strukturalist mjeti emocional. I madhi i Tv italian, Maurizio Costanzo, ka thënë: «I gjithë informacioni televiziv është më shumë shprehëse, se sa komunikuese. Prandaj, realiteti i televizionit filtrohet nga spektatori, i cili, për shkak të karakteristikave të mjetit TV, përqendrohet në mënyrë spontane mbi shprehjet, ngjyrat, pamjet.» [Agresta, Paglia, 1998].

Shumë studime janë bërë mbi veprimet e gazetarëve, mbi individët dhe masat, por shumë pak mbi efektin që gazetaria ka mbi gazetarët. Gazetari vesh një rol që shoqëria i jep. Një gazetar në Kinë, është i ndryshëm nga një në Kanada. Ndaj, në këto vitet e fundit, është bërë gjithmonë e më e dukshme rryma e mendimit që  e shikon kategorinë e gazetarëve si një rol elitar. [Lopez, 2007; Grillo, 2007]. Ky është një mjet vetëmbrojtjeje i kësaj kategorie, që shpesh ndodhet përpara pamundësisë së kryerjes së misionit për informim të masave, nën presionin e pushtetit dhe grupeve të interesit.

Gazetarët televizivë kanë filluar tashmë të duken shumë në pamjet e filmuara. Pra, rezulton kështu të jenë një instrument i jashtëzakonshëm i ndikimit të masave. [Losito, 1995] Efikasiteti i gazetarisë televizive shfrytëzon fuqinë emocionale të pamjeve. Një gazetari televizive e bërë keq, është ajo që ka qëllim të marrë në shënjestër emocionet e njerëzve. Një gazetari televizive e bërë mirë, ka qëllim vetëm informimin. Pa harruar këtu se vetë gazetaria televizive ka ndikim te gazetari, shpesh ndikim të thellë, duke e shndërruar atë e duke e larguar nga realiteti, e rrjedhimisht, duke ndikuar edhe perceptimin e së vërtetës te publiku.

*përkthyer nga www.psicologiadellaudiovisivo.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: