Rama i propozon Metës ish-kreun e ShISh për ambasador në NATO

Rama i propozon Metës ish-kreun e ShISh për ambasador në NATO
Kryeministri Edi Rama i ka propozuar Presidentit Ilir Meta emrin e ish - kreut të ShISh, Visho Ajazi, si ambasador në selinë e NATO-s, në Bruksel.

Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen pak ditë më parë nga posti i kreut të ShISh, ndërsa në vendin e tij është komanduar Helidon Bendo.

Emërimi i ish-kreut të SHISH në postin e ambasadorit në NATO ishte përfolur pas dorëheqjes së Visho Ajazit si pjesë e marrëveshjes së mirëkuptimit me kryeministrin Rama, ndërsa u interpretua si një largim për shkak që qeveria kishte ushtruar për ta detyruar të largohej nga detyra.

Visho Ajazi shërbeu plot 5 vjet në drejtimin e shërbimit inteligjent shqiptar. Ai u emëruar në atë post në vitin 2012 nga kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha.

Visho Ajazi është i diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Në fillim të viteve '90 u emërua diplomat dhe sekretar i parë në Ambasadën Shqiptare ne Arabinë Saudite. Ndërsa gjatë drejtimit të SHISH nga Bashkim Gazidede, Visho Ajazi Lika mori postin e Drejtorit të Shërbimit të Jashtëm deri në 1997.

Më pas u largua drejt Kanadasë ku mori edhe shtetësinë, ndërsa me ardhjen në pushtet të PD u rikthye në Shqipëri dhe në mandatin e dytë të qeverisë Berisha shërbeu edhe në postin e zëvendësministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin./l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: