Rama prezanton projektin e “Rrugës së Arbrit”, e quan premtim të mbajtur

Rama prezanton projektin e “Rrugës së Arbrit”, e quan premtim të mbajtur
Kryeministri Rama prezantoi sot në Dibër projekti i “Rrugës së Arbrit”,  ndërsa e ka quajtur këtë një ëndërr të gjithë dibranëve tha se ky ishte njëherazi edhe premtim i mbajtur i qeverisë.

“Vitin e ardhëm si e dini të gjithë është viti i Skënderbeut i cili do të fillojë që prej 28 nëntorit. Ky vit si e dini të gjithë i përket pak më shumë se të gjithëve Dibrës.

Viti i Skënderbeut është edhe viti i Dibrës pasi 19 prej betejave të tij më të famshme janë bërë në këtë Dibër si dhe atë jashtë kufirit.

Por edhe pse kanë kaluar pothuajse 6 shekuj nga koha e Skënderbeut, në këto vende mund të shkohet vetëm me kalë ashtu si në kohën e Skënderbeut”, tha Kryeministri Rama.

Sipas tij, “Rruga e Arbrit”, ka qenë një premtim fushatash i cili është harruar sapo kanë mbaruar fushatat elektorale.

Rama gjithashtu është shprehur se kjo rrugë është një investim shumë i rëndësishëm për vendin dhe jo vetëm për Dibrën.

“Një paraardhësi i imi i cili thoshte se katërvjeçari në të cilin ai iku do të ishte 4 - vjeçari i mbarimit të infrastrukturës. Sipas tij 'Rruga e Arbrit' duhet të kishte mbaruar gjashtë vite më parë”, deklaroi Rama.

Gjithashtu kryeministri është shprehur se kjo rrugë do të jetë me një standard europian ndryshe nga të gjitha rrugët e ndërtuara deri më sot në Shqipëri./l.k./

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: