Rama: Qeveria, penalitete pas 90 ditësh për abuzuesit me ujin

Rama: Qeveria, penalitete pas 90 ditësh për abuzuesit me ujin
Kryeministri Edi Rama tha në takimin me kompani dhe sipërmarrje për çeljen e kapitullit të ri të modernizimit të infrastrukturës kombëtare, se abuzuesit me furnizimin me ujë kanë 90 ditë kohë për t'u formalizuar, përndryshe për ta do të ketë penalitete.

“Humbjet në këtë sektor janë të mëdha si pasojë e keqmenaxhimit, ndërsa përsëriti se të gjithë ata që kanë vënë lidhje të paligjshme nga ku marrin ujin, kanë 90 ditë kohë të formalizohen, përndryshe do të penalizohen”, deklaroi Rama.

Po sipas tij, përmes Buxhetit 2018 dhe Progamit 1 Miliard për Rindërtim do të krijohen vende të reja pune dhe zhvillohet ekonomia.

Kreu i qeverisë prezantoi 10 segmentet rrugore që do të ndërtohen nga buxheti i ri, ndërsa theksoi se një vëmendje e veçantë do t'i jepet zhvillimit të turizmit nëpërmjet ndërtimit të hoteleve më 5 yje.

“Të shikojë mundësinë e investimeve në hoteleri të klasit të parë në atë zonë ku shikojmë një lëvizje të ndjeshme sa i përket numrave të turistëve. Do të fillojmë financimin për rindërtimin apo ndërtimin të gjithë vijës bregdetare të liqenit të Shkodrës, duhet të ndërhyjmë shumë seriozisht në zonën e plazhit të Durrësit. Do të ndërtojmë aksin Fier-Seman për ti dhënë mundësi zonës së Fierit që të ketë një dalje normale në bregun e detit, jemi gati të fillojmë rindërtimin rrënjësor të të gjithë bulevardit të Vlorës”, vijoi Kryeminsitri./l.k./

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: