Rama: Viti i Skënderbeut, krijojmë kushte për ekonominë rurale dhe turizmin

Rama: Viti i Skënderbeut, krijojmë kushte për ekonominë rurale dhe turizmin
“Ky është viti i Skënderbeut që fillon më 28 Nëntor deri në 28 Nëntorin e ardhshëm. Në këtë mënyrë i japim edhe një destinacion turistik dhe paralelisht krijojmë kushte për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë rurale”.

Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama teksa ka inspektuar unazën e qytetit të Peshkopisë, e cila përfundon pranverën e ardhshme.

Një “Rrugë të vogël të Arbrit” e ka cilësuar ai atë, duke shtuar se “kur bashkëpunojnë socialistët me demokratët për punët reale bëhen gjëra të mëdha”.

Më pas Rama pa nga afër edhe urën e re në Njësinë administrative Komsi, e cila sapo është vënë në përdorim.

“Mua më vjen shumë mirë që i kemi çliruar nga i gjithë ky ankth i madh të gjitha ato familje e prindër që kanë sjellë familjet për në shkollë, duke bërë cirk këtu”, u shpreh ai.

“Tani po bëhet realitet kjo unazë, me një financim të qeverisë shqiptare, rreth 2 milionë euro, me gjatësi 3.5 kilometra dhe një urë 20 metra, me sistemimin e kanalizimit të ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, me trotuare, me ndriçim”, shtoi ndërkaq, Muharrem Rama, kryetar i Bashkisë së Dibrës.

/n.e/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: