Rashel po rritet

Rashel po rritet
Është një personazh që u diskutua shumë dhe gjerë pas pjesëmarrjes në spektaklin TV të Ermal Mamaqit. Ishte atje vajza seksi, lolita lozonjare, që mbante të mbërthyer mijëra teleshikues. Por nuk e zgjati shumë, fluturoi shpejt drejt diçkaje më serioze, sipas saj. Rashel Kolaneci, vajza pozonte me fundshpinë e buzë në dukje, duket më e pjekur edhe në këtë bashkëpunim të ri me Armina Mevlanin, pjesë e së selit është kjo foto. Ajo vazhdon të jetë po aq seksi, por me pozim më delikat dhe më elegant. Rashel po rritet në TV e kjo, jo gjithmonë, është pa rëndësi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: