Real Madrid gati të bëjë "çmendurin", kërkon Neymar

Real Madrid gati të bëjë "çmendurin", kërkon Neymar
Sipas të përditshmes Diario Gol, Real Madrid ka vënë në radarët e tij yllin brazilian Neymar.

Reali po mendon të sjellë në të ardhmen Neymar për një shifër të çmendur pasi PSG pagoi gjatë merkatos verore plot 222 milionë euro për transferimin e sulmuesit nga Barcelona

Diario Gol shkruan se sulmuesi brazilian dëshiron të kalojë dy sezone në Paris për ta fituar Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve me PSG-në, por nëse një gjë qe tillë nuk ndodh, atëherë Neymar do ta konsiderojë largimin.

Pikërisht këtu do të ndërhyjë Florentino Perez. Presidenti i Real Madridit thuhet se është në kontakt me babain dhe agjentin e lojtarit, Neymar Sr. dhe ka insistuar se dyert e Real Madridit do të jenë gjithmonë hapur për 25-vjeçarin. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: