Real Madrid motivohet, rikthehen në stërvitje 3 lojtarë "kyç"

Real Madrid motivohet, rikthehen në stërvitje 3 lojtarë "kyç"
Pas disfatës në kampionat kundër Girona-s dhe humbjes në Champions League, Real Madrid nuk po kalon një formë të mirë.

Një nga arsyet kryesore të humbjeve të madrilenëve janë edhe mungesat e shumta.

Por një lajm i mirë vjen nga kampi i los blancos pasi në stërvitje janë kthyer disa lojtarë kyç të formacionit si Bale, Varane e Carvajal.

Të tre lojtarët kanë munguar për një kohë të gjatë për shkak dëmtimesh.

Bale ka kryer seancë të plotë stërvitore me skuadrën, ndërsa Carvajal vetëm një pjesë.

Ndërkohë, Reali vijon përgatitjet për ndeshjen e fundjavës kundër Las Palmas, e cila zhvillohet të dielën në ora 20:45. /f.ç/

Foto: Google

 

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: