Real Madrid "përvesh mëngët", gati 60 milionë funte për yllin argjentinas

Real Madrid "përvesh mëngët", gati 60 milionë funte për yllin argjentinas
Real Madrid prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, ndërkohë që thuhet seteksa 60 milionë funte do të jetë oferta e Los blancos për Agueron.

Pas formës jo të mirë nga francezi Karim Benzema tashmë në vijën e sulmit të Real priten ndryshime.

Sipas “Don Balon”, Reali ka bërë gati 60 milionë funte për sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero, për ta rikthyer në La Liga.

City gjithashtu është i gatshëm që të heqë dorë nga golashënuesi më i mirë në histori të klubit anglez nëse transferojnë Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Zidane e pëlqen Agueron dhe duke parë që edhe Gareth Bale është rrugës për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”, argjentinasi mund të bindet se do të gjejë hapësira në formacion.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: