“Revolucioni i kuq”, Partizani largon katër lojtarë, mes tyre Herrera e Basrak

“Revolucioni i kuq”, Partizani largon katër lojtarë, mes tyre Herrera e Basrak
Nuk ka kaluar pa pasoja ecuria e Partizanit, pavarësisht fitores së fundit ndaj Kukësit. Një javë pas ardhjes së trajnerit të ri Sulejman Starova, Partizani zgjidh kontratën me katër lojtarë.

“Klubi falenderon lojtarët Romeo Shahinas, Andrea Selvagio, Eric Herrera dhe Milan Basrak për kontributin e dhënë me fanellën e Partizanit. Katër lojtarët e afruar përgjatë merkatos së verës kanë gjetur marrëveshjen me drejtuesit e klubit duke mbyllur përgjatë ditës së sotme me mirëkuptim aventurën me 15-të herë kampionët e vendit,” – thuhet në deklaratën zyrtare të klubit “Partizani”.

Në janar të kuqtë pritet t’i nënshtrohen një tjetër revolucioni ku disa nga lojtarët që nuk kanë bindur do të largohen dhe ekipi do të afrojë lojtarë të tjerë për të përmbushur objektivin kryesor që është Kupa e Shqipërisë.

Në 12 javët e para të këtij sezoni Partizani ka 14 pikë, 13 më pak se Skënderbeu i vendit të parë dhe 6 pikë pas Flamurtarit që mban vendin e dytë.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: