Rezarta Shkurta gjen prehje

Rezarta Shkurta gjen prehje
E ku më bukur se mes miqve e mes natyrës, gjendet prehja? Rezarta Shkurta, ish-miss dhe ish-këngëtare, sot në profesion të ri artistik, e ka kuptuar këtë dhe e ka vënë në zbatim. Kohët për të nuk kanë qenë të lehta, por bukuroshja ka gjetur mënyrën për të gjetur disi paqe. Në këto foto postuar prej saj, Rezarta duket mjaft sensuale duke shijuar natyrën vjeshtore, nga një pishinë mes kodrave. Në foton tjetër, duket e qeshur në avion teksa po shkon ose po largohet nga Roma, mes miqve të saj artistë, Ardit Gjebrea dhe Soni Malaj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: