Ronaldo vë bast "të çmendur" me bashkëlojtarët, lekët shkojnë për bamirësi

Ronaldo vë bast "të çmendur" me bashkëlojtarët, lekët shkojnë për bamirësi
Edhe pse ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo nuk po kalon në një formë të mirë në La Liga këtë sezon duket se ai është i motivuar dhe ka vendosur një bast “të çmendur” me bashkëlojtarët e tij.

Tashmë Messi kryeson listën e golashënuesve në La Liga me 12 gola ndërkohë që Ronaldo ka shënuar vetëm një të tillë.

Por Ronaldo duket i vendosur se ai do të fitoj trofeun ‘Pichichi’ si golashënuesi më i mirë i kampionatit Spanjoll deri në fund të sezonit.

Sipas “El Transistor” nga Onda Cero, raportohet se Cristiano i ka siguruar bashkëlojtarëve tek Reali se do të bëhet golashënuesi më i mirë në fund të sezonit dhe disa nga bashkëlojtarët e tij kanë vënë bast për këtë.

Më e mira e këtij basti është se çfarëdo që të ndodhë, të gjitha paratë e grumbulluara nga kjo, Cristiano do ti dërgojë në një organizatë për bamirësi.

Lojtari Madrilen shquhet si lojtari më bamirës në botë duke bërë shumë akte bamirëse përgjatë viteve të karrierës së tij. /f.ç/

Foto: Google

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: