Shirat nuk ndalen as nesër, ja zonat me vranësira

Shirat nuk ndalen as nesër, ja zonat me vranësira
Sipas Meteoalb, në vend ditën e nesërme vijon ndikimi i vranësirave e reshjeve në Veri dhe Jug por vranësira e reshje të përkohshme në pjesën tjetër të vendit.

Pasditja mbetet me vranësira e reshje të shpeshta në Veri dhe Jug ndërsa me vranësira kalimtare e reshje të izoluara paraqitet pjesa më e madhe e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten në 4 – 18°C.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: