SHISH ende pa drejtues, në krye të AISM vjen Bardhyl Nuredinaj

SHISH ende pa drejtues, në krye të AISM vjen Bardhyl Nuredinaj
Tashmë Presidenti Meta ka "ngrirë" emërimin në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendon pasi nuk e ka dekretuar këtë të fundit.

Gjithashtu përveç SHISH, edhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ose i njohur ndryshe si ish-shërbimi ushtarak nuk ka ende një drejtues.

Helidon Bendo, u propozua nga kryeministri Rama për drejtimin e SHISH por Presidenti Meta ende nuk e ka dekretuar.

Ndërsa Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes qëndroi prej dy muajsh pa drejtues, pas emërimit dhe dekretimit të Bardhyl Kollçakut si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Mësohet se, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka firmosur urdhrin për emërimin në krye të inteligjencës së ushtrisë kolonel Bardhyl Nuredinaj, i cili më parë ka qenë komandant në Qendrën e Personel Rekrutimit të Forcave të armatosura, raporton Top Channel.

Kolonel Nuredinaj i merr zyrtarisht funksionet e kreut të AISM-së ditën e mërkurë, më 15 nëntor, ndërkohë që me ndryshimin e ligjit në vitin 2014 shefi i AISM-së nuk emërohet dhe as shkarkohet më me dekret të presidentit, por ky atribut i takon vetëm ministrit të mbrojtjes, ndërkohë që e paqartë është se çdo të ndodhë me SHISH-in.

Kujtojmë që dy javë më parë Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen nga kreu i SHISH ndërkohë që Rama e ka propozuar atë si ambasador të Shqipërisë në Nato.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: