Shitet në ankand "Ferrari" i Schumacher, me një vlerë "surprizë" jashtë parashikimeve

Shitet në ankand "Ferrari" i Schumacher, me një vlerë "surprizë" jashtë parashikimeve
Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher ka qenë unik gjithashtu edhe vepra që ka lënë është ndër të paktat.

Për herë të parë në historinë e ankandeve, organizuar nga grupi Sotheby është shitur një makinë e garave të Formula 1.

Në “Contemporary Art Evening Auction” u nxor në shitje makina Ferrari me të cilën piloti gjerman fitoi garën për Çmimin e Madh të Montekarlos në vitin 2001, transmeton Supersport.

Me një shifër prej 4-5 milionë euro që pritjej të shitej, “kokëkuqja” e Schumacher kapi vlerën e 6.4 milionë eurove në ankand.

Sotheby nënvijëzoi që kjo është hera e parë që një makinë garash me një vlerë dhe çmim të tillë përfshihet në një ankand të veprave të artit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: