Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali, 26 të arrestuar

Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali, 26 të arrestuar
Antimafia e Napolit ka finalizuar me sukses  operacionin “Smoke Snake”, e cila ka çuar në shkatërrimin e një bande kriminale ndërkombëtare që kishte për synim importimin e drogës nga Shqipëria dhe shpërndarjen e saj në disa lagje të Napolit.

Në operacion morën pjesë mbi 100 forca të “Guardia di Finanza”, të cilët ekzekutuan 26 urdhër arresti.

Që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë, 500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas prej të cilëve18 italianë dhe 3 shqiptarë. Shtetasi shqiptar me iniciale L.C. 36 vjeç u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni dhe bëhet fjalë për E.N. 26 vjeç dhe E.Sh 39 vjeç.

Siç raportohet nga mediat italiane, hetimi, i cili filloi në maj 2016, ka çuar tashmë në arrestimin e 9 personave dhe sekuestrimin e 38 kg marihuanë dhe 7.4 kg heroinë, e barabartë me gjysmë milioni euro.

/a.m/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: