Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ballës: Taulanti që kërkon drejtësi, të paguajë gjobën nga gjykata

Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ballës: Taulanti që kërkon drejtësi, të paguajë gjobën nga gjykata
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar lidhur me kërkesën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, i cili ka kërkuar hetim të prokurorëve që sipas tij po mbyllin skandalin e madh CEZ/DIA.

Shkëlzen Berisha përmes një statusi i ka kërkuar Ballës që të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të paguajë gjobën për shpifje.

“Taluanti që kërkon “drejtësi” si diversion për trafikun ndërkombëtar të drogës duhet, që si çdo qytetar, të zbatoje vendimin e gjykatës dhe të paguajë gjobën për shpifje,” shkruan Berisha.

Ndërkohë Balla kërkoi llogari për mbylljen e çështjes nga prokurorët.

“Kush janë këta prokurorë që kanë tagrin të falin pa hetuar veprën penale të Ndue NikKalajt. Si u mbyllka dosja pa u hetuar Sali Berisha, Ridvan Bode, Genc Ruli, Florian Mima, Eno Bozdo, Ledina Mandija ish-avokate e shtetit, Shkëlzen Berisha, Bujar Nepravishta”, deklaroi Balla. /f.ç/

Foto: LSA

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: