"Shpresa vdes e fundit", një shanc i vogël për Italinë në Botëror

"Shpresa vdes e fundit", një shanc i vogël për Italinë në Botëror
Pas barazimit pa gola përball Suedisë mbrëmjen e djeshme,Italia humbi mundësinë për të prerë biletën për në Botërorin Rusia 2018.

Kjo gjë shkaktoi mjaft pakënaqësi si tek tifozët ashtu edhe tek populli italian.

Por gjithsesi ekziston një “fije” shprese për Italinë lidhur me kualifikimin në Botëror megjithëse vështirë të realizohet

Në nenin 7 të rregullores së FIFA-s flitet pikërisht për një rikualifikim të mundshëm të një prej përfaqësueseve të eliminuara, në rast se një prej 32 përfaqësueseve të kualifikuara tërhiqet, ose përjashtohet nga kompeticioni. Në rast se do të verifikohet njëra nga këto dy situata, atëherë institucioni më i lartë futbollistik mund të vendosë të zëvendësojë skuadrën e tërhequr, ose të përjashtuar, me një tjetër ekip. Dhe Italia, në cilësinë e ekipit më të mirë të klasifikuar në vendin e dytë në fazën e grupeve, mund të jetë zgjedhja, duke shtuar gjithashtu edhe kompetivitetin e turneut.

Megjithëse e vështirë, ka kombe në të cilat situata politike është shumë e trazuar, sikurse Korea e Jugut, Nigeria, Irani, Arabia Saudite, Senegal, Egjipti, por për momentin, hipotezat për një rikualifikim të mundshëm të Italisë, janë shumë minimale për tu konkretizuar.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: