Shqipëria mposht Turqinë në miqësore, shkëlqejnë Roshi e Sadiku

Shqipëria mposht Turqinë në miqësore, shkëlqejnë Roshi e Sadiku
Përfaqësuesja e Shqipërisë ka dal me kokën lartë nga “Antalia Arena” pasi ka arritur një fitore dinjitoze ndaj Turqisë në miqësoren e cila përfundoi në shifrat 2-3.

Sadiku ishte ai që hapi maratonën e golave në minutën e 24-ët, përmes një asisti perfekt nga Odise Roshi.

Sulmuesi fierak i kombëtares, Roshi, zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të mira, pasi dhuroi përsëri për Sadikun asistin e dytë përmes një krosi në zonë, ku sulmuesi nga Elbasani mposhti portierin turk me një goditje me kokë.

Por në minutën e 41-të, kuqezinjtë e Panucit ngelen me 10 lojtarë pas dalies me të kuq nga Memushaj pas kartonit të dytë të verdhë.

Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit shënuan një gol të të shpejtë me anë të Tosun, i cili çoi topin në rrjetë pas një vertikalizimi nga krahu i majtë, duke shfrytëzuar përgjumjen e mbrojtjes kuqezi.

Edhe pse me një lojtar më pak, djemtë e Panuçit shënuan golin e 3-të me anë të Grezdës, i cili pas rrëzimit të Sadikut, kaloi mbrojtësit turq duke çuar topin në rrjetë në minutën e 56-të.

Vetëm 4 minuta më pas, në të 60-ën, turqit shënuan sërish pas një aksioni të rrjedhshëm me Akbara i cili vulosi shifrat përfundimtare 2-3 për Kombëtaren shqiptare. Test bindës në lojë për kuqezinjtë dhe trajnerin Panucci.

Turqi-Shqipëri 2-3

Shënues: Under 47’, Emre Akbaba 60’/ Sadiku 24’ , 39’, Grezda

Turqia: Babaçan, Jardimçi Tufan 46’, Aziz (Demirok 46′), Sojunçu, Turan (Kojabashi 46′), Jukuslu, Ozjakup, Çalhanoglu (Jazici 75’), Under (Unal 71’), Karaman Emre Akbaba 60’, Tosun.

Trajner: M. Luçesku

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani (Ajeti 66’), Lilaj (Lila 86’), Xhaka, Memushaj, Roshi (Qaka 66’), Grezda (Ajdareviç 82’), Sadiku (Aliji 61’).

Trajner: Ch. Panucci

Gjyqtar: Georgi Nikolov Kabakov (Bullgari)

Karton i kuq: Memushaj 41’

Përmbledhja e ndeshjes

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: