Shqipëria nuk shkoi dot në Botërorin e Rusisë, por shqiptarët po

Shqipëria nuk shkoi dot në Botërorin e Rusisë, por shqiptarët po
Shqipëria nuk do të jetë zyrtarisht në Botërorin e vitit 2018 në Rusi, por shqiptarët nuk do të mungojnë. Edhe pse Kombëtarja jonë u eliminua që në fazën e grupeve, sikundër edhe Kosova, do të jenë disa shqiptarë të pranishëm në stadiumet e Rusisë.

Ata do të mbajnë veshur fanelën e Zvicrës, sikurse ndodhi edhe në Europianin e Francës.

“Skuadra helvete ka prerë biletën për në Rusi, pas barazimit 0-0 me Irlandën e Veriut”, raporton BBC.

Por Zvicra kishte fituar ndeshjen e parë në Belfast me rezultatin 0-1, pas një penalltie të diskutueshme.

Kjo është hera e 11-të për Zvicrën që merr pjesë në finalet e një Botërori. /a.a/

Foto: Reuters

Shpërndajeni me miqtë tuaj: