Shuhet aktori Mërkur Bozgo

Shuhet aktori Mërkur Bozgo
Aktori i njohur i skenës dhe ekranit Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80- vjeçare, pasi e ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

Bozgo lindi në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës.

Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7-të vjet punoi në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Në vitin 1994 del në pension.

Në kinematografi roli i tij i parë ka qenë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968.

Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo ishte ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 përkrah Enxhi Agushi.

Ka interpretuar edhe në disa filma të tjerë shqiptarë si:

“Në fillim të verës” (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut

“Emblema e dikurshme” (1979), Drejtori i muzeut

“Agimet e stinës së madhe” (1981), z. Ali

“Tela për violinë” (1987), Andoni

“Stolat në park” (1988), Drejtori

“Bolero” (1997), Klienti i Evelines

“Gjoleka, djali i Abazit” (2006), Hoxha

Seriali televiziv “Komuna e Parisit”, Xha Rakua

“Bela TV Serial” (2011) Babai

/l.k./

(Foto: Google)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: