Shuhet Aleksandër Lalo, kompozitori –rebel i këngëve dhe filmave

Shuhet Aleksandër Lalo, kompozitori –rebel i këngëve dhe filmave
Është ndarë nga jeta kompozitori i mirënjohur Aleksandër Lalo.

Artisti me origjinë nga Leskoviku u shua në moshën 68-vjeçare.

Aleksandër Lalo do të mbahet mend gjatë për muzikën e filmave shqiptarë, ku spikat “Tomka dhe shokët e tij”, “Gëzhoja e vjetër” dhe Dimri i fundit”, për muzikën e komedisë “Shi në plazh” si dhe për shumë këngë të muzikës së lehtë, ndër të cilat “Grurë dhe këngë”. Ai ishte gjithashtu një kompozitor që shkëlqeu në këngët për fëmijë.

Aleksandër Lalo do të mbahet mend edhe për natyrën antikonformiste dhe shpirtin rebel. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Muzika e filmave:

Tingujt e harresës (1996) (TV)

Historiani dhe kameleoni (1989)

Treni niset më shtatë pa pesë (1988)

Dy herë mat (1986)

Fjalë pa fund (1986)

Asgjë nuk harrohet (1985)

Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)

Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)

Një vonesë e vogël (1982)

Shi në plazh (1982)

Shtëpia jonë e përbashkët (1981)

Thesari (1981)

Gëzhoja e vjetër (1980)

Nusja (1980)

Vajzat me kordele të kuqe (1978)

Tomka dhe shokët e tij (1977)

Dimri i fundit (1976)

Emblema e dikurshme (1976) (TV)

Duke kërkuar 5-orëshin (1974)

Odiseja e tifozëve (1972)

Të shoh në sy(1986)

Një gjeneral kapet rob (1980)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: