Si po e "kanalizon" Basha, analizën në PD

Si po e "kanalizon" Basha, analizën në PD
Udhëzimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkon fajtorët për “manipulimin e zgjedhjeve të 25 qershorit”. A është kjo tentativë për të humbur gjurmët e përgjegjësve për humbjen e partisë? Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, thotë se analiza do të përfshijë edhe faktorin e brendshëm, por paratë e krimit ishin faktor vendimtar. Në grupet e punës përfshihen edhe kundërshtarët e Bashës. Është kjo një tentativë për të unifikuar partinë? Anëtari i kryesisë, Jamarbër Malltezi, e shikon si pozitive, por që duhet të shoqërohet me lëvizje të tjera. Edith Harxhi: Nuk kam informacion për analizën, nuk është shtruar në Këshillin Kombëtar

Alket Aliu

Partia Demokratike ka nisur procesin e analizës për rezultatet e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe për zgjedhjet në strukturat e partisë.

Një udhëzim i firmosur nga kryetari i partisë, Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, përcakton modalitetet mbi bazën e të cilave do të kryhet analiza. Udhëzimi mban numrin 24, datë 06.10.2017, por që është shpërndarë nëpër degët e PD-së, vetëm ditët e fundit. Ai titullohet “Për nisjen e procesit të konsultimit dhe analizës të strukturave organizative të Partisë Demokratike”.

Piketat e analizës

Që në fjalinë e parë të udhëzimit, duket se analiza do të përqendrohet në “manipulimin e zgjedhjeve”, duke kërkuar përgjegjësinë e humbjes në faktorë të jashtëm.

“Manipulimi i zgjedhjeve të 25 qershorit, ka rënduar krizën politike dhe shoqërore në vend dhe ka dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve tek sistemi ynë politik dhe, për rrjedhojë, ka ulur besimin e tyre tek e ardhmja në Shqipëri”, - thuhet në udhëzim.

Por sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në një prononcim për “Albanian Free Press” e kundërshton këtë perceptim. “Në metodikën e analizës së rezultatit zgjedhor përfshihet edhe analizimi i detajuar dhe krahasues i rezultateve të zgjedhjeve, duke filluar nga çdo qendër votimi; verifikimi i pjesëmarrjes në votim, krahasuar me zgjedhjet paraardhëse; vota e votuesve të qëndrueshëm dhe identifikimi i personave që munguan në votim; vota e transferuar në subjekte të tjera. Të gjitha këto tregojnë se është një proces tërësisht brenda vetes, por, padyshim që duhet të shohim edhe faktorët e jashtëm”

Duket se në analizën e Partisë Demokratike, pjesëmarrja e PD-së në kabinetin e Kryeministrit Rama me një zv/Kryeministre, gjashtë ministra dhe drejtorë të rëndësishëm të Përgjithshëm, nuk do të shikohet si faktor pozitiv.

“Partia Demokratike i konsideron zgjedhjet e fundit si një shans të humbur që jo vetëm nuk sollën asnjë risi përsa i përket lehtësimit të krizës ekonomike dhe sociale në vend, por thelluan në përmasa të pa ndodhura më parë, fenomenet e presionit ndaj votuesit, përfshirjes në proces të krimit të organizuar, shitblerjes së votës dhe transformimit të ndjeshëm të vullnetit të zgjedhësve”, thuhet në udhëzimin e firmosur nga drejtuesit më të lartë të partisë.

Sipas këtij udhëzimi, fenomenet që duhet të parandaloheshin me pjesëmarrjen e ministrave teknikë të caktuar nga PD jo vetëm nuk frenoi fenomenet negative, po, përkundrazi, “ i thelloi në përmasa të pandodhura më parë”.

Përkundrejt kësaj, sekretari Ristani thotë se pjesëmarrja e ministrave në kabinetin Rama ka qenë efektive, por fenomenet e nënvizuara në udhëzim kanë qenë aq masive, saqë, me gjithë kontributin e ministrave teknikë, kanë sjellë deformimin dhe manipulimin e rezultatit përfundimtar. Ai thotë se paratë e krimit dhe drogës ishin vendimtare në këto zgjedhje.

“Shikoni vetëm përgjimet e fundit që janë zbardhur, ku Saimir Tahirit i duheshin 20 milionë euro vetëm për Tiranën. Po sa i duheshin Gjiknurit për Vlorën? Po në qarqet e tjera?” thotë për “Albanian Free Press” Arben Ristani.

Angazhimi i ri

Në udhëzim, thuhet se, me gjithë pjesëmarrjen e PD-së në procesin e hartimit të reformës zgjedhore, kjo është e pamjaftueshme. “Kjo reformë do jetë një kontribut i jashtëzakonshëm, por ajo nuk do të mjaftojë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse ne nuk angazhohemi në aktivitete konkrete në mbrojtje të votës së lirë”, thuhet në shkresën e PD-së.

Basha dhe Ristani angazhohen se “do të hartojmë dhe vëmë në zbatim një strategji të brendshme kundër shitblerjes, vjedhjes dhe ndikimit të votës, e cila duhet të përmbajë një plan konkret veprimesh për të parandaluar dhe shmangur tjetërsimin e votës”.

Në udhëzim nuk bëhet e qartë se me cilat mjete dhe mënyra do të operohet, sipas strategjisë së re, për të funksionuar “mbrojtja e votës së lirë”.

Sekretari Ristani thotë se qëllimi i partisë Demokratike është të identifikojë fillimisht personat që janë përfshirë në shitblerjen e votave, sasinë e parave të “investuara” nga kundërshtarët në çdo qark dhe të tjera të dhëna që do të pasqyrohen në tabelat përkatëse.

“Pasi të përfundojë mbledhja dhe përpunimi i informacionit, do të kalohet në fazën e dytë, atë të ndërtimit të strategjisë”, pohon Arben Ristani.

Strategjia më e fundit, ajo nëpërmjet pjesëmarrjes në strukturat shtetërore, u denoncua nga vetë PD si e dështuar, madje që thelloi fenomenet e shitblerjes së votës.

Kundërshtarët e Bashës

“Rezultati zgjedhor 2017 duhet lexuar drejt dhe ndershëm, duke marrë të gjitha masat për korrigjimin e mangësive dhe ngritjen e besimit dhe shpresës tek qytetarët shqiptare”. Kjo është e para fjali e udhëzimit për analizën në PD ku flitet për problemet e brendshme në parti. Në një fjali të mëpasme, kërkohet “identifikimi i problematikave të brendshme të shfaqura në zgjedhjet e përgjithshme 2017, si dhe të hapave konkretë për t`i korrigjuar ato”.

Kaq është e gjithë përgjegjësia personale e lidershipit të Partisë Demokratike për humbjen e zgjedhjeve. Pikërisht kjo përgjegjësi është pika nevralgjike ku mëshojnë kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, që kërkojnë largimin e tij që menjëherë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve, madje edhe përpara zgjedhjeve.

Po ku janë në këtë proces ata që firmosën kundër kryetarit aktual të PD-së apo që janë shprehur publikisht kundër tij?

Duket se kryetari Basha ka zgjedhur t’i ripërfshijë në strukturat e reja, madje t’u besojë një rol të rëndësishëm në procesin e analizës. Të tillë kundërshtarë, anëtarë Kryesie apo Këshilli Kombëtar, tashmë figurojnë në listën e grupeve të punës në degët e PD-së në Tiranë, në rolin e koordinatorëve apo të deleguarve.

Ndër këta emra, figurojnë: Eduart Selami, Jamarbër Malltezi, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Avenir Peka, Julian Deda, Suzana Guxholli, Endira Bushati, Fabian Topollaj, Juela Mecani, Leonard Olli, Mirgen Lata, Arben Skënderi, Edith Harxhi, Gent Minarolli, Bislim Ahmetaj etj. Një pjesë tjetër e këtyre firmëtarëve, duke përfshirë edhe Arben Imamin, janë të shpërndarë në grupet e punës në rrethe.

Një nga anëtaret e Këshillit Kombëtar, Edith Harxhi, ish-zv/ministre e Jashtme, thotë për “Albanian Free Press” se e ka marrë vesh caktimin e saj në grupet e punës nëpërmjet zyrës organizative në PD, por ende nuk e ka të qartë rolin e saj në këtë analizë. “Është një analizë për të cilën nuk kam informacion, pasi nuk është shtruar në Këshillin Kombëtar, si organi më i lartë vendimmarrës i partisë, i cili nuk është mbledhur asnjëherë.

Por si e shikon emrin e saj në grupet e punës, së bashku me të tjerë drejtues të PD-së që janë shprehur publikisht kundër Lulzim Bashës? A është kjo një tentativë për të zbutur grupimet në PD?

Edit Harxhi thotë se mbështet çdo iniciativë për gjithëpërfshirje, pasi ajo është për unifikimin e Partisë Demokratike. Por ajo nuk beson se nga një analizë e tillë do të dalë fajtori apo fajtorët për humbjen e zgjedhjeve. Zonja Harxhi thotë se, nga informacionet që ka prej miqve të saj, emrat e tyre janë përfshirë në lista pa dijeninë e të interesuarve dhe se treçereku i tyre ka refuzuar të marrë pjesë në këtë analizë ose është shmangur.

“Unë personalisht nuk kam marrë ende një vendim për pjesëmarrje ose jo. Nuk më duket e ndershme të përfshihem në një proces pa u pyetur. Aq më tepër, të përballem me bazën e partisë me përgjegjësinë e anëtares së Këshillit Kombëtar, kur nuk kam qenë pjesë e vendimmarrjes për ato çështje që na çuan në humbjen e zgjedhjeve”, përfundon zonja Harxhi.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, e shikon si pozitiv një proces analize, por thotë se duhet shoqëruar me të tjera lëvizje të mëpasme.

I pyetur nga “Albania Free Press për caktimin e kundërshtarëve të Bashës në grupet e punës, Malltezi thotë se çdo parti që kërkon të vijë në pushtet, synon eliminimin e grupimeve dhe unifikimin brenda vetes. “të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar do të jenë pjesë e grupeve të punës, pasi është pjesë e funksionit të tyre në parti dhe nuk mund të lihen mënjanë”, thotë Malltezi.

Strategji e vjetër?

Pas zgjedhjeve të vitit 2013, në Partinë Demokratike u përvijua një situatë e tensionuar ndërmjet demokratëve të përqendruar në grupimet “Basha” dhe “Olldashi”. Një tension që u fashit disi pas aksidentit të të ndjerit Olldashi, por i rikthyer në prag të zgjedhjeve të fundit ku Lulzim Basha kandidoi përballë Eduard Selamit. Një pjesë e kundërshtarëve të katër viteve më parë të Lulzim Bashës, u rigrupuan sërish me Astrit Patozin në krye.

Lulzim Basha zgjodhi katër vite më parë strategjinë e përfshirjes së “njerëzve të Olldashit”, të mbetur pa lider, në gjirin e strukturave të reja të Partisë Demokratike, duke u promovuar si një kryetar që “nuk mban mëri” dhe që është “mbi palët”. Pavarësisht se në vitin 2017 i nxori nga listat.

 

 

Grupet e Punës 

 

Qarku Tiranë

Tirana 1

GP/Kryetari Degës       Fetah Hasanaj

Deputetët                      Grida Duma        

Anëtarët e Kryesisë      Arben Skënderi

KK & Koordinatorë Edith Harxhi, Gent Minarolli, Bislim Ahmetaj, Meri Poni

I deleguar                      Helidon Bushati

 

Tirana 2

GP/Kryetari Degës       Edison Çela

Deputetët                      Gent Strazimiri

Anëtarët e Kryesisë      Dritan Shano

KK & Koordinatorë Eduart Selami, Gëzim Pani, Bujar Brovina, Agim Parllaku

I deleguar                      Helidon Bushati

 

Tirana 3

GP/Kryetari Degës       Gëzim Demushi

Deputetët                      Gert Bogdani

Anëtarët e Kryesisë      Laura Vorpsi

KK & Koordinatorë Murat Basha, Besart Kadia,

I deleguar                      Helidon Bushati

 

Tirana 4

GP/Kryetari Degës       Hysni Kuka

Deputetët                      Gent Strazimiri

Anëtarët e Kryesisë      Dritan Shano

KK & Koordinatorë Arben Qirjako, Etion Kapedani, Albana Myftari, Nertila Qafzezi

I deleguar                      Jamarbër Malltezi

 

Tirana 5

GP/Kryetari Degës       Cim Babasi

Deputetët                      Halim Kosova

Anëtarët e Kryesisë      Suzana Guxholli

KK & Koordinatorë Kastriot Islami, Adriana Gjonaj, Akil Kraja, Fabian Topollari, Juela Mecani, Lediana Fratari, Gazmend Dibra, Roberto Caparotta

I deleguar                      Jamarbër Malltezi

 

Tirana 6

GP/Kryetari Degës       Astrit Xake

Deputetët                      Jorida Tabaku

Anëtarët e Kryesisë      Endira Bushati

KK & Koordinatorë Leonard Olli, Klodiana Shala, Mirgen Lata

I deleguar                      Bujar Vukaj

 

Tirana 7

GP/Kryetari Degës       Lefter Kostenja

Deputetët                      Albana Vokshi,

Anëtarët e Kryesisë      Nevila Xhindi

KK & Koordinatorë Arben Sefgjini, Reila Bozdo, Julian Deda, Flor Pustina

I deleguar                      Bujar Vukaj

 

Tirana 8

GP/Kryetari Degës       Ervis Xhako

Deputetët                      Jorida Tabaku

Anëtarët e Kryesisë      Lealba Pelingu

KK & Koordinatorë Flir Mosho, Akil Kraja

I deleguar                      Jamarbër Malltezi

 

Tirana 9

GP/Kryetari Degës       Saimir Mulgeci

Deputetët                      Grida Duma

Anëtarët e Kryesisë      Arben Skenderi

KK & Koordinatorë Mirela Tabaku

I deleguar                      Ivi Kaso

 

Tirana 10

GP/Kryetari Degës       Eduart Kelmendi

Deputetët                      Orjola Pampuri,

Anëtarët e Kryesisë      Enkelejda Sallaku

KK & Koordinatorë Reila Bozdo, Edmond Palushi, Ilir Kondi

I deleguar                      Bujar Vukaj

 

Tirana 11

GP/Kryetari Degës       Florian Lila

Deputetët                      Rudina Hajdari

Anëtarët e Kryesisë      Kastriot Sulka

KK & Koordinatorë Gjok Uldedaj, Agron Kulicaj

I deleguar                      Flamur Hoxha

 

Tirana 12

 

GP/Kryetari Degës       Fatbardh Plaku

Deputetët                      Gent Strazimiri

Anëtarët e Kryesisë      Nevila Xhindi

KK & Koordinatorë Ylli Kupi, El Allmuça, Tasim Mema

I deleguar                      Gert Bogdani

 

Tirana 13

GP/Kryetari Degës       Besnik Fucia

Deputetët                      Albana Vokshi

Anëtarët e Kryesisë      Gent Malko

KK & Koordinatorë Gjok Uldedaj, Agron Kuliçaj

I deleguar                      Flamur Hoxha

 

Tirana 14

GP/Kryetari Degës       Arben Shkoza

Deputetët                      Taulant Zeneli

Anëtarët e Kryesisë

KK & Koordinatorë Kletis Kruja

I deleguar                      Helidon Bushati

 

Vorë

GP/Kryetari Degës       Pëllumb Brusha

Deputetët                    Flamur Hoxha, Ahmet Prençi

Të zgjedhurit Vendorë  Fiqiri Ismaili

Anëtarët e Kryesisë      Gent Malko

K.K&Kordinatore                    Fatbardh Sallaku

I deleguar                      Flamur Hoxha

 

Kamzë

GP/Kryetari Degës       Xhelal Mziu

Deputetët                      Flamur Hoxha, Ahmet Prençi

Anëtarët e Kryesisë      Avenir Peka

KK & Koordinatorë Keltis Kruja

I deleguar                      Ivi Kaso

 

Paskuqan

GP/Kryetari Degës       Anton Pjetërnikaj

Deputetët                      Flamur Hoxha, Ahmet Prençi,

Anëtarët e Kryesisë      Avenir Peka

KK & Koordinatorë Asllan Dogjani

I deleguar                      Ivi Kaso

 

Kavajë

GP/Kryetari Degës       Isa Sakja

Deputetët            Dorjan Teliti, Genc Gjylsheni, Hysen Kadiu, Fisnik Qosja

Anëtarët e Kryesisë

KK & Koordinatorë Roland Kërçuku,

I deleguar                      Gert Bogdani

 

Rrogozhinë

GP/Kryetari Degës       Ferdinand Saraçi

Deputetët                      Shkëlqim Hoxha, Ndriçim Dushku

Anëtarët e Kryesisë

KK & Koordinatorë Roland Kërçuku

I deleguar                      Gert Bogdani

Shpërndajeni me miqtë tuaj: