Si të mbroni flokët nga i ftohti

Si të mbroni flokët nga i ftohti
Gjatë dimrit, ashtu si për lëkurën, edhe për flokët duhet shumë kujdes. Pak rregulla të qarta e të shpejta do të shpëtojnë flokët tuaja nga tharja, këputja  dhe zbehja e ngjyrës.

Thajini mirë flokët para se të dilni. Në këtë mënyrë fijes se flokut nuk do të pësojnë shok termik nga i ftohti.

Vendosni një produkt të veçantë vajor para dhe pas daljes. Roli i tij është që të mbrojë flokët nga ngrica dhe era.

Vaji i kokosit 

Nëse keni flokë të trashë, atëherë produkti që ju duhet ta përdorni për rigjenerim të flokëve është vaji i kokosit. Përveç se  mund të aplikohet çdo ditë, vaji i kokosit mund të vendoset në flokë edhe para se dilni, sepse do të sigurojë mbrojtje për flokët tuaj.

Parapërgatitja 

Nëse jeni të shqetësuar për mirëqenien e flokëve tuaj, atëherë më së miri është nëse kujdeseni për to para se të shkaktohet problemi. Varësisht se a do të shkoni në mal apo në vende me dëborë, është e udhës të përzgjidhen preparatet, të cilat mbrojnë flokët nga ngrica apo nga era e fortë.

Pak pushim për flokët tuaja

Është shumë e rëndësishme që flokët të lihen për të pushuar, pasi të keni kaluar një ditë në të ftohtë. Mos u ngutni për t’i trajtuar flokët tuaj me piastër ose mashë për drejtim apo produkte të rënda, pasi që, ashtu siç jeni lodhur ju nga i ftohti, edhe flokët tuaj janë lodhur.

Maska për zbutje

Nëse flokët tuaj janë më të vërtetë në një gjendje shumë të rëndë, atëherë, pasi të jeni kthyer në shtëpi, mbështilleni kokën me maskë për zbutje të flokëve dhe të nesërmen do të shihni që flokët tuaj janë edhe më të butë se sa kanë qenë para se të shkoni në plazh.

Maskë me vezë

Përzieni dy vezë me dy lugë ujë. Përdorni në flokë të lagura dhe bëni si masazh për flokët. Lëreni 10 -15 minuta, lajeni me shampon e zakonshme.

Maskë me banane

Merrni një banane, një vezë, tre lugë mjaltë, tre lugë qumësht dhe tre lugë vaj ulliri. Përzieni derisa përmbajtja të bashkohet, pastaj përdorni në flokë. Lëreni të veprojë 15 deri 30 minuta dhe lajeni me shampon e zakonshme.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: