Si vidhet makina luksoze për 60 sekonda, me vetëm një pajisje që hap dyert (VIDEO)

Si vidhet makina luksoze për 60 sekonda, me vetëm një pajisje që hap dyert (VIDEO)
Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një automjet tip “Mercedes” vidhet pa patur nevojë as të thyhet xhami dhe as të përdoren çelësa “kopilë”.

Pamjet tregojnë se dy burra mbërrijnë në rrugë, përpara shtëpisë së “viktimës”, duke mbajtur një kuti rele, e cila është një pajisje që përdoret për të marrë sinjale përmes mureve, dyerve dhe dritareve.

Dy kuti u mbajtën në afërsi të dyerve të shtëpisë. Një njeri mund të shihet duke valëzuar një kuti përballë pronës dhe duke pritur që ajo të marrë një sinjal nga brenda përpara se ta transmetojë atë në kutinë e dytë pranë makinës.

Sistemi i bllokimit të makinës është mashtruar, duke menduar se çelësi i makinës po e hap atë, duke i lejuar hajdutët të hyjnë në automjet.

Automjeti hapet, hajdutët hipin brenda dhe largohen të qetë. E gjitha kjo për vetëm 60 sekonda.

Pamjet u publikuan nga policia vendore në West Midlands, në Britaninë e Madhe. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto dhe video: Policia britanike