Simeone flet para ndeshjes me Real-in: Do të përballemi me klubin më të mirë në botë

Simeone flet para ndeshjes me Real-in: Do të përballemi me klubin më të mirë në botë
Diego Simeone ka folur para ndeshjes mes Real Madridit dhe klubit të tij Atletikos.

Atletico dhe Real do të përballen mbrëmjen e sotme në “Wanda Metropolitano” nga ora 20:45 në kuadër të xhiros së 12’të në La Liga.

Në konferencën për media para kësaj sfide, Diego Pablo Simeone, deklaroi se është mundësi e mirë për Atletico Madridin që të shohë se ku gjendet duke u përballur me klubin më të mirë në botë.

“Çfarë prisni nga ndeshja me Realin? Do të përballemi me klubin më të mirë në botë. Jemi përballur me Barcelonën, tani me ata. Reali ka fituar dy Liga të Kampionëve me radhë, kanë mbledhur lojtarët më të mirë nga skuadrat spanjolle. Rëndësia e derbit? Që kur jam këtu, derbit kanë qenë të njëjtë, tension, motivim dhe gjithçka tjetër. Stadiumi i ri, derbi i parë, duhet të nisim të shkruajmë historinë në Ëanda”, deklaroi Simeone.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: