S’ndaloi makinën me 10 pakistanezë brenda, plagoset nga policia 22 - vjeçari shqiptar

S’ndaloi makinën me 10 pakistanezë brenda, plagoset nga policia 22 - vjeçari shqiptar
Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas përplasjes me policinë greke, teksa transportonte 10 emigrantë pakistanezë.

Mediat vendase njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në Kavala të Greqisë, kur një patrullë policie i ka bërë me shenjë mjetit me të cilin udhëtonte shqiptari për të ndaluar.

22 - vjeçari shqiptar në tentativë për tu larguar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka pësuar aksident.

Kur policët i janë afruar mjetit për të arrestuar, i riu ka sulmuar njërin prej tyre në tentativë për t’i marrë pistoletën.

Efektivi i policisë ka qëlluar në ajër dhe pastaj mbi shqiptarin duke e plagosur atë.

Shqiptari mori plagë në dorë u dërgua në spital. /l.k./

(Marrë nga http://www.star.gr)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: