Sonila, një vajzë rebele

Sonila, një vajzë rebele
Jemi mësuar ta shikojmë gazetaren Sonila Meço duke dhënë lajmet ose duke prezantuar emisionet e saj televizive, me postamentin serioz dhe portretin që e bëri ikonë të televizionit.

Por kjo foto arkivë na e solli Sonilën në një imazh që nuk e njihnim, atë të vajzës rebele, që linte orët e mësimit për të shtegtuar drejt aventurës me mikeshat e saj.

Foto e postuar prej gazetares na risjell një Sonilë bukuroshe, të gjatë dhe shumë elegante, me fund të shkurtër xhins e këmishë sportive, flokë të prerë shkurt e pa grim.

Ky kujtim i përket vitit 1998 dhe ky imazh i Sonilës ne e bën atë më të afrueshme e më të ngrohtë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: